RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gani Geci dënohet me burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt. Ai akuzohet se në gusht

nga Kaltrina Berila4 qershor 20214 qershor 2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është dënuar me tre vjet gjysmë burgim pasi u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në njërën nga kafeteritë e Skënderajt.

Ai akuzohet se në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.

Prokuroria pretendon se në kohën kur kishte ndodhur vrasja, Geci ishte duke dalë nga kafeteria dhe po shkonte në drejtim të sheshit bashkë me Zijadin Gecin, ndërsa Ruzhdi Shaqiri më 7 persona të tjerë kanë qenë të ulur në një tavolinë në anën e djathë të ballkonit.

Sipas aktakuzës përderisa Geci po dilte nga lokali kishte dëgjuar fjalët “Selam Alejkum”, dhe kishte ndalur dhe ishte kthyer nga drejtimi prej nga kishte dëgjuar fjalët më që rast e kishte parë Ruzhdi Shaqirin, i cili kishte ngritur dorën e djathtë lartë në ajër. Aktakuza përshkruan se Geci i kishte thënë të ndjerit Shaqiri, “a i ke mbledhur pleqtë për t’u betuar se ku ke qenë rreth orës 19:10”.

Sherri përshkruhet se kishte filluar kur Shaqiri kishte shtyrë tavolinën me këmbën e tij të majtë duke ia kthyer Gecit “zhduku, p…n.., unë nuk ta kam frikën, nxirre dhe gjuaj”, thuhet në akuzë. Siç përshkruhet në aktakuzë derisa Shaqiri ishte duke thënë këto fjalë Geci kishte ngritur dorën e djathtë pas shpine dhe duke u ndier i ofenduar dhe i kërcënuar nga viktima Shaqiri e kishte nxjerrë revolen duke shtënë katër herë në drejtim të viktimës.

Për këto pretendime të prokurorisë, Gani Geci gjatë gjithë kohës ishte deklaruar i pafajshëm për vrasje të rëndë ndërsa për të njëjtën vepër ishte dënuar më parë me 4 vite e gjysmë nga Gjykata e Mitrovicës.

Rasti me vendim të Gjykatës së Apelit ishte kthyer në rigjykim./kallxo

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

37 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë