RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fungo: Puna kryesore e KFOR-it, ofrimi i sigurisë në Kosovë

Ai tha se KFOR-i ka garantuar mjedis të qetë dhe siguri Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor, ishin pjesë e fjalimit të mbajtur nga komandanti i KFOR-it, gjen

nga Kaltrina Berila21 qershor 201721 qershor 2017

Ai tha se KFOR-i ka garantuar mjedis të qetë dhe siguri

Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor, ishin pjesë e fjalimit të mbajtur nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo gjatë Sesionit të përbashkët të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) dhe Nënkomitetit të tij për Siguri dhe Mbrojtje (SEDE).

Në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i, thuhet se në takimin e mbajtur sot në Bruksel, komandanti i KFOR-it theksoi bashkëpunimin vendimtar ndërmjet NATO-s dhe BE-së si një kusht thelbësor për të arritur stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe rolin e rëndësishëm që luan KFOR-i si një garantues i paanshëm i sigurisë.

“Ekziston një bashkëpunim veçanërisht i fortë dhe efektiv ndërmjet KFOR-it dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, tha komandanti i KFOR-it.

Ai tha se puna kryesore e KFOR-it është ofrimi i sigurisë në Kosovë dhe në këtë mënyrë, të projektojë stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku me Bashkimin Evropian, bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet vendore ne punojmë për ta bërë këtë të mundshme. Qëndrimi sigurues i KFOR-it, veprimet parandaluese nga të gjithë aktorët e sigurisë, duke përfshirë EULEX-in dhe përpjekjet për ndërmjetësim të udhëhequra nga bashkësia ndërkombëtare, BE dhe NATO kryesisht, janë të gjitha elementet e kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse që synon nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë dhe më gjerë. Prandaj, normalizimi është fjala kryesore dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mjeti kryesor. Bashkimi Evropian është kyç në mbajtjen e dialogut të gjallë dhe në përparim, dhe KFOR-i është plotësisht mbështetës në këtë drejtim. Uniteti i qëllimit të NATO-s dhe BE-së është një parakusht theme lor për normalizimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha Fungo.

Lidhur me rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë, si për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, komandanti i KFOR-it rikujton që KFOR-i, përgjatë viteve të fundit, ka garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në përputhje të plotë me mandatin e OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

“Në vitin 1999 forca e KFOR-it kishte rreth 55 mijë ushtarë. Sot, pas disa rishikimeve të misionit dhe detyrave të KFOR-it, trupat e autorizuara nga NATO janë rreth 4.5 mijë. 29 kombe aktualisht kontribuojnë në kuadër të KFOR-it: 21 vende anëtare të NATO-s dhe 8 vende jo-anëtare të NATO-s.

Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të veprojë si garantues i paanshëm i sigurisë, duke qenë neutral ndaj statusit të institucioneve në Kosovë./21Media

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

27 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

15 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë