RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Situata e sigurisë në Kosovë – Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
🇽🇰 Kosova

​Situata e sigurisë në Kosovë – Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar

​Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Buardani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cenuar

nga Kaltrina Berila29 dhjetor 202429 dhjetor 2024

​Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Buardani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cenuar situatën e sigurisë në vend.

Gjeneralmajor Buardani, i cili në tetor e mori zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, nënvizon rëndësinë e KFOR-it në rrethanat aktuale.

“Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara. Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura”, thotë ai.

Çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dezinformatat në rajon siç thotë ai, po bëjnë që në Kosovë të ketë potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit.

“Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë… KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur.”

Ai flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka thotë se KFOR-i mban një qëndrim transparent dhe konsistent, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret përmes dialogut me komunitetin ndërkombëtar.

“Ura e Ibrit çështje politike dhe jo ushtarake”, thekson komandanti i KFOR-it./kp

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

36 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë