RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE
🌍 Bota

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

nga Gentrita Xhemajli5 qershor 20265 qershor 2026
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe Franca e kanë paraqitur një të ashtuquajtur non-paper, përmes të cilit propozojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në programet dhe politikat e Bashkimit Evropian. Qëllimi i kësaj nisme është përshpejtimi i integrimit të vendeve kandidate dhe dhënia e një shtyse të re për reforma. Dokumenti franko-gjerman, i përgatitur nga kabinetet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, niset nga vlerësimi se politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri politik. Propozimi pritet të jetë një nga temat e diskutimit në samitin BE–Ballkani Perëndimor, që zhvillohet sot në Tivat të Malit të Zi. Bëhet fjalë për nismën e dytë të kancelarit gjerman Merz lidhur me politikën e zgjerimit, pasi në maj ai doli me propozimin për “zgjidhje kreative” për vendet e përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Njëkohësisht, kjo është nisma e parë e përbashkët e Francës dhe Gjermanisë, dy prej shteteve më me ndikim në BE, kushtuar së ardhmes së procesit të zgjerimit. Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi po e kërkojnë anëtarësimin në BE prej shumë vitesh, por ende nuk arritur t’i përmbushin kushtet e nevojshme, sipas bllokut. Çdo shtet ndodhet në fazë të ndryshme të procesit të anëtarësimit, por Mali i Zi dhe Shqipëria janë shumë më përpara në këtë rrugëtim. Ndërsa Kosova është akoma vendi i vetëm i rajonit që nuk e ka as statusin e vendit kandidat. Çfarë përmban propozimi franko-gjerman? Qasja e propozuar franko-gjermane bazohet në integrimin gradual të vendeve kandidate në politikat dhe institucionet evropiane, duke ruajtur parimin se përparimi varet nga rezultatet e reformave. Sipas dokumentit, qëllimi i nismës është thjeshtimi i procesit të tanishëm të negociatave, zvogëlimi i pengesave procedurale dhe mundësimi i hapjes më të shpejtë të kapitujve negociues, kur për këtë ekzistojnë rekomandime nga Komisioni Evropian. Autorët e dokumentit theksojnë se modeli i propozuar nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë dhe as zgjatje e procesit të anëtarësimit, por një përpjekje për të përshpejtuar reformat dhe për t’u mundësuar qytetarëve të vendeve kandidate të ndiejnë përfitime konkrete nga integrimi evropian edhe para pranimit formal në BE. Sipas propozimit franko-gjerman, fokusi më i madh duhet të vihet te përmbajtja e reformave dhe më pak te hapat proceduralë. Dokumenti propozon krijimin e një strategjie të posaçme paraanëtarësuese, e cila do t’u mundësonte vendeve kandidate përfitime më konkrete edhe para anëtarësimit të plotë. Mekanizmat e paraparë do të lidheshin me përparimin në reforma, por do të mbeteshin të kthyeshëm në rast të kthimit prapa në fushën e sundimit të ligjit ose shmangies nga vlerat themelore të BE-së. Komisionit Evropian i kërkohet të përgatisë propozime që do ta lehtësonin një integrim të tillë gradual. Ndër propozimet konkrete është mundësimi i qasjes së privilegjuar në tregun e përbashkët të BE-së, si dhe përfshirja graduale e përfaqësuesve të vendeve kandidate në punën e institucioneve evropiane, përmes statusit të vëzhguesit në takime të caktuara. Si niveli më i lartë i integrimit gradual përmendet pjesëmarrja e plotë në tregun e përbashkët, sipas modelit të një Hapësire të zgjeruar Ekonomike Evropiane, me kusht që vendi kandidat të miratojë dhe zbatojë legjislacionin evropian në fushat kyçe të negociatave dhe të mbyllë përkohësisht kapitujt përkatës negociues./rel
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së
Kosova

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

10 qershor 2026
Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE
Politikë

Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

12 maj 2026
​Janiq: SHBA, draft për njohjen Kosove-Serbi
Politikë

​Janiq: SHBA, draft për njohjen Kosove-Serbi

31 janar 2026
Von der Leyen: Duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe të besueshëm
Bota

Von der Leyen: Duhet ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë dhe të besueshëm

5 qershor 2026
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

10 maj 2026
Procesi i zgjerimit, Costa nga Tivati: Është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat
Bota

Procesi i zgjerimit, Costa nga Tivati: Është koha për të shfrytëzuar momentin dhe për të zbatuar reformat

5 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 min më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

20 min më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 orë më parë