SHBA-të, do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Kështu ka thënë analisti Dushan Janiq në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania.
Janiq ka konfirmuar se ekziston një draft i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës shtet.
âI qĂ«ndroj, por ka disa ndryshime, dhe di qĂ« termi âNon paperâ Ă«shtĂ« i famshĂ«m pĂ«r Ballkanin dhe unĂ« e pĂ«rdor, dhe pĂ«r AleksandĂ«r Vuçiç apo pĂ«r njerĂ«z tĂ« tjerĂ«. Po kĂ«tĂ« herĂ« fola pĂ«r ekspert amerikan apo kongresmen qĂ« po pĂ«rdorin baza pĂ«r dialogun e ardhshĂ«m. Sipas informacioneve qĂ« kam, kongresi amerikan pranoi ligjin pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, edhe ai e thotĂ« qartĂ« se duhet tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r njohjen reciproke mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«. Burimet e mia janĂ« ekspertĂ« dhe politikanĂ«,â â tha Janiq, pĂ«rcjell Euronews Albania, transmeton KosovaPress.
Një javë parë, eksperti i politikave të Ballkanit Perëndimor, Dushan Janiq, deklaron se në muajin mars ose prill të këtij viti, SHBA-të, do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe shtetit të Serbisë.
Sipas Janiq dokumenti në fjalë nuk do të jetë non-paper, dhe kjo i ka frikësuar serbët.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë rritur dakordimin për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit në vitin 2023, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim.
Gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, Kosova dhe Serbia zhvilluan një sërë takimesh në nivel të liderëve, si dhe në atë të kryenegociatorëve, mirëpo palët nuk u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2025 ka mbetur i bllokuar, pa ndonjë progres të dukshëm, si thonë njohësit e këtij procesi për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në të dyja vendet dhe mungesës së një angazhimi më të fuqishëm nga Bashkimi Evropian. Mungesa e formimit të institucioneve në Kosovë dhe trazirat politike në Serbi, sipas tyre, kanë bërë që ky proces të ngecë. Ndërkohë i kërkohet Bashkimit Evropian që të adresojë disa parakushte ndaj Serbisë, si për përgjegjësit e saj për sulmin terrorist në Banjskë, e po ashtu lobimin intensiv kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
