Festivali vjetor i balonave në Albuquerque
Qindra balona me ajër u ngritën në qiellin e qytetit Albuquerque të Nju Meksiko të SHBA-ve, në festivalin e balonave me ajër që sivjet shënoi 50 vjetorin. Festivali ndërkombëtar i balonave në këtë ven
Qindra balona me ajër u ngritën në qiellin e qytetit Albuquerque të Nju Meksiko të SHBA-ve, në festivalin e balonave me ajër që sivjet shënoi 50 vjetorin.
Festivali ndërkombëtar i balonave në këtë vend është bërë një shtytës i ekonomisë së vendit.
Në mesin e të pranishmëve sivjet atje ishin edhe tre pilotët të cilët filluan këtë festival në vitin 1972.
Atë vit u ngritën në ajër 13 balona.
Prej vitit 1972, numri i pjesëmarrësve atje është shtuar dukshëm, duke bërë që kjo industri të zhvillohet në industri multimiliona dollarëshe.
Festivali ndërkombëtar i balonave me ajër përfshinë edhe profesionistë nga Evropa, si nga Zvicra, Kroacia, Ukraina e vende të tjera./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






