
Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll
Skuadra Fer Volley ka shënuar fitore sot ndaj Fushë-Kosovës në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll. Në një përballje interesante që solli emocion
Skuadra Fer Volley ka shënuar fitore sot ndaj Fushë-Kosovës në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll.
Në një përballje interesante që solli emocione dhe rivalitet, kampionet në fuqi të Kosovës dhe fitueset e Superkupës fituan me rezultat të përgjithshëm 3:1 në sete (24:15, 18:25, 26:24, 24:21).
Në ndeshjet e tjera sot takohen Skenderaj-Prishtina 75, Vëllaznimi-Drita dhe Ferizaj-Gjinovci.
Fer Volley prin në tabelë me 15 pikë nga pesë ndeshje, Fushë-Kosova mbetet e dyta me 9 pikë, pasojë Prishtina75 me 8, Drita 7, Ferizaj e Skenderaj me nga 6 pikë. Vëllaznimi dhe Gjinovci përmbyllin renditjen në tabelë me zero pikë.

Më të fundit
Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere






