RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Falë angazhimit të SHBA-ve ne sot ndërtojmë shtetin tonë”

General Timothy E. Orr tha se janë këtu të veprojnë Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe kë

nga Kaltrina Berila27 qershor 201727 qershor 2017

General Timothy E. Orr tha se janë këtu të veprojnë

Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe këtij shteti federal amerikan.

Ai ka thënë se Kosova ka një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të këtij shteti të fuqishëm ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë vendin tonë.

“Jemi jashtëzakonisht të nderuar që sot kemi rastin të hapim vizitën e delegacionit të lartë të shtetit të IOWA-s, shtetit mik. Një partnerit të fuqishëm të Republikës së Kosovës, i cili shtet po e ndihmon Kosovën në shumë segmente. Në cilësinë e ministrit të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës iu dëshiroj mirëseardhje këtij delegacioni të lartë dhe jam i sigurt që kjo vizitë do të jetë shumë produktive, që do të thellojë raportet vëllazërore dhe miqësore të shtetit të IOWA-s me Republikën e Kosovës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Qeveria amerikane, ndërtimit të shtetit tonë. Ne kemi një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të SHBA-ve ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë shtetin tonë“, tha ai.

Ndërkaq ministri në detyrë i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se kanë pasur bashkëpunim konkret me IOWA-n dhe se Kosova ka çka të mësojë nga ta në sektorin e bujqësisë.
“Ne kemi pasur një bashkëpunim konkret me IOWA-n. Kosova ka çka të mësojë nga IOWA për fushën e bujqësisë veçanërisht. Besoj që kjo mund të shihet jo vetëm tek puna në fermë për dhe te pjesa e edukimit. Si sektor bujqësia në Kosovë tradicionalisht, ka pasur një rol të rëndësishëm dhe një rol qendror vazhdon ta ketë edhe tash. 12 për qind e BPV të GDP-së vjen drejtpërdrejt nga bujqësia dhe sipas vlerësimeve të BB rreth 20 për qind e gjithë punësimit në Kosovë, të hyrave që gjenerohen nga familjet e ndryshme, në vendin tonë vijnë nga bujqësia”, tha Krasniqi.

Kurse gjeneral Rrahman Rama nga FSK, tha se pa përkrahjen e IOWA, FSK nuk do të ishte në këtë pozitën ku ndodhet sot.
“Fal përkushtimit, angazhimit dhe përkrahjes që kemi pasur ne si FSK jemi sot ku jemi. Pa përkrahjen e tyre ne nuk do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot”, tha ai.

Në anën tjetër major General Timothy E. Orr, adjutant i Përgjithshëm i shtetit të IOWA tha se ata janë këtu që të veprojnë.
“Këtu ka potencial të madh. Siç thotë shprehja “Vizioni pa veprim, nuk është asgjë më shumë së një zbrazëti”. Pra, ne jemi këtu të veprojmë dhe siç e thamë edhe më parë të kalojmë në nivelin tjetër. Ne kemi njerëzit e duhur në dhomën e duhur, me marrëdhëniet e duhura pra, e gjitha varet nga veprimi. Unë e pres me padurim këtë javë në mënyrë që të vazhdojmë më dialogun dhe mundësitë për veprim dhe inkoorporim mes Kosovës dhe shtetit të IOWA-s”, tha ai

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë