RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Evakuohen 280 persona nga moti i lig në Itali

Mot i lig në Itali Italia po përballet me motin e lig që ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar autoritetet të angazhohen për evakuimin e 280 pers

nga RTV214 shkurt 20194 shkurt 2019

Mot i lig në Itali

Italia po përballet me motin e lig që ka përfshirë pjesën qendrore dhe veriore të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar autoritetet të angazhohen për evakuimin e 280 personave në Emilia Romagna, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Reno.

Për pasojë gjashtë efektivë policie të cilët ndodheshin ne zonë, kanë marrë lëndime.

Niveli i lumit Po gjithashtu është rritur 3 metra më shumë se niveli tij i zakonshëm, ndërsa në Romë, fryrja e Lumit Tibër ka detyruar autoritetet të mbyllin të gjitha hyrjet buzë tij.

Ndërkohë, Ura Vespuçi u mbyll për shkak të fryrjes së Lumit Arno. Shirat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dherave, duke vështirësuar situatën.

Më lart në veri dhe verilindje të vendit fqinj, dëbora e madhe ka bllokuar qarkullimin, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për formimin e ortekëve duke vënë në rrezik qytetarët. Disa aksidente janë regjistruar deri më tani ne Piemonte dhe Veneto, duke shkaktuar vdekjen e një drejtuesi automjeti, për shkak të rrëshqitjes në akull.

Dëbora e madhe gjatë orëve të fundit në veri ka detyruar autoritet të aktivizojnë planin e emergjencave, ndërsa është pezulluar transporti në disa linja trenash. Sinoptikanët ndërkohë kanë parashikuar vështirësimin e situatës për shkak se reshjet e shiut dhe dëborës do të vijojnë të bien me të njëjtin intensitet.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë