
Edi Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Shefi i qeverisë ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dekadave më parë k
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Shefi i qeverisë ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dekadave më parë ku në Kosovë u largua represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Rama.
12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.
Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut






