Edhe Gjermania u kërkon zyrtarisht gjermanëve që të largohen nga Ukraina
Gjermanët që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë duhet të fillojnë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga ky shtet. Kështu ka thënë ministria Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku ka lëshuar një paralajmë
Gjermanët që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë duhet të fillojnë që ta shqyrtojnë mundësinë e largimit nga ky shtet.
Kështu ka thënë ministria Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ku ka lëshuar një paralajmërim për udhëtimin në Ukrainë.
”Gjermanët që qëndrojnë atje u kërkohet të shqyrtojnë largimin nga vendi”, thuhet në njoftim.

Tutje në postimin e radhës thuhet se Gjermani do të vazhdojë ta mbajë të hapur ambasaden e saj në Kiev, mirëpo me reduktim të stafit siplomatik.
”Konsullata jonë e Përgjithshme në Donetsk, me qendër në Dnipro që nga viti 2014, do të zhvendoset përkohësisht në Lviv”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, edhe ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Ndryshe dhe SHBA-ja ka bërë me dije se pritet të evakuojnë ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se një pushtim i Ukrainës nga Rusia është gjithnjë e më i afërt./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






