
Dua Lipa bën debuton në aktrim, shfaqet në filmin “Barbie” si sirenë
Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim në flimin “Barbie” të Greta Gerwig, siç konfirmohet nga posterët individualë të personazheve që u shfaqën për filmin, i cili do të publikohet më 21 korrik
Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj në aktrim në flimin “Barbie” të Greta Gerwig, siç konfirmohet nga posterët individualë të personazheve që u shfaqën për filmin, i cili do të publikohet më 21 korrik. Sipas posterit, Dua Lipa do të luajë një Barbie që është një sirenë, përcjell portali rtv21.tv
Ka pasur spekulime se Dua Lipa kishte një rol në film pasi llogaria zyrtare e filmit Barbie e ndoqi yllin e popit në Instagram vitin e kaluar. Tabloidi britanik The Daily Mail thotë se ajo ka regjistruar edhe këngën tematike për filmin, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.
Kasti i Barbie përfshin gjithashtu Margot Robbie, Ryan Gosling, Issa Rae, Simu Liu, Emma Mackey, Michael Cera, Helen Mirren, Will Ferrell, Kate McKinnon dhe shumë të tjerë.
Dua Lipa do të ketë gjithashtu një rol në Argyle , një thriller i ardhshëm nga Matthew Vaughn, i cili nuk ka ende një datë të publikimit, por pritet të dalë këtë vit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë


