
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të martën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një automjeti kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, që thuh
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të martën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një automjeti kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara, që thuhet se kanë qenë të fshehura në bagazhin e automjetit.
Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara thuhet se është mbi 1600 euro.
“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë



