Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nuk deklaroi dy çanta “Hermes” me vlerë 16 mijë euro, Dogana ia ndalon në Vermicë

nga Gentrita Xhemajli16 tetor 2025
Nuk deklaroi dy çanta “Hermes” me vlerë 16 mijë euro, Dogana ia ndalon në Vermicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë ka ndaluar dy çanta të markës së njohur “Hermes” në vlerë prej 16 mijë e 614 euro, të cilat kanë qenë të padeklaruara.

Në njoftim thuhet se mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

“Në kuadër të kontrolleve të rregullta në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet taksi, ku gjatë kontrollit janë zbuluar dy çanta të markës së njohur luksoze “Hermes”, për të cilat nuk ishte bërë deklarimi në momentin e hyrjes. Gjatë kontrollit të detajuar, në njërën nga çantat është gjetur një faturë blerjeje që dëshmon vlerën e lartë të mallit, prej 16.614 euro. Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës rikujton se çdo mall i bartur gjatë kalimit kufitar duhet të deklarohet, pavarësisht vlerës apo natyrës së tij”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →