RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
🇽🇰 Kosova

Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 68 vjet. Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mba

nga Kaltrina Berila28 nëntor 202328 nëntor 2023

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 68 vjet.

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht. Më 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore. Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë