
Disa qytete të Shqipërisë janë në errësirë totale
Shumë qytete të Shqipërisë, kryesisht Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Berati janë pa energji elektrike këtë të diel. Sipas burimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tens
Shumë qytete të Shqipërisë, kryesisht Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Berati janë pa energji elektrike këtë të diel.
Sipas burimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Po ashtu, në Fier dhe Elbasan mësohet se kanë rënë linjat e OST, të tensionit 220 kV.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku. Nuk dihet sa do të zgjasë situata pa energji, por me përcaktimin e defektit pritet që furnizimi të kalojë nga linjat dytësore.
Gjithashtu, në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij prej disa minutash mungon energjia elektrike, duke përfshirë pesë lagje të qytetit: Sheq i Madh, Sheq i Vogël, Zhupan, Patos dhe Roskovec.
Në Durrës, përjashtim bën vetëm porti i Durrësit, i cili furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






