RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaTë tjera
Disa emra special për bebet që vijnë në jetë gjatë festave të fundvitit
📰 Të tjera

Disa emra special për bebet që vijnë në jetë gjatë festave të fundvitit

Prisni të bëheni prindër gjatë muajit dhjetor dhe ende s’e keni zgjedhur emrin për bebushin? Meqenëse ai vjen në jetë në muajin më festiv të vitit, sugjerojmë të zgjidhni një emër që ka lidhje me Kris

nga Venera Grabanica24 dhjetor 202424 dhjetor 2024

Prisni të bëheni prindër gjatë muajit dhjetor dhe ende s’e keni zgjedhur emrin për bebushin? Meqenëse ai vjen në jetë në muajin më festiv të vitit, sugjerojmë të zgjidhni një emër që ka lidhje me Krishtlindjen. Ka variante pa fund, por më të parapëlqyerit nga prindërit në gjithë botën kanë rezultuar këta…

Maria, emri më i rëndësishëm në Dhiatën e Re. Nëse kërkoni më shumë stil, atëherë keni disa variante që rrjedhin prej këtij emri, si për shembull Maire, Mei, Mitzi, Molli, Maura, Marieta, etj. Në Bibël kemi gjashtë femra që quhen Maria, përfshirë këtu Virgjëresha Maria, Maria Magdalena, Maria, motra e Martës dhe e Llazarit, Maria, nëna e Gjergjit dhe e Jozefit, si dhe Maria, nëna e Markut. Ky emër filloi të përdorej gjerësisht në Anglinë e shekullit të 12-të dhe deri në shekullin e 16-të. Maria ka qenë gjithmonë emri i një vajze të mirë, ashtu siç është idealizuar në shumë ikona të mesit të shekullit të kaluar.

Natalia, një emër franko-rus, i cili mori formë amerikane para disa vitesh dhe tani një brez i ri
po e ringjall, për t’iu bashkuar simotrave Sofia dhe Bela. Renditet në vendin e 21-të në emrat më të përdorur. U vihet vajzave që lindin gjatë periudhës së Krishtlindjes, sepse do të thotë “lindje”.

Emri Nikolas, edhe pse ka humbur terren kohët e fundit (ka qenë një ndër dhjetë emrat më të përdorur nga viti 1993 deri në vitin 2002) vazhdon ende të mbetet një emër popullor edhe klasik, i cili përbën një zgjedhje tërheqëse. Një emër grek me rrënjë nga “Niki”, perëndesha e fitores, është shumë i përdorur në Dhiatën e Re. Ai nënkupton edhe Shën Nikolasin, babagjyshi simpatik që mban thasë me lodra çdo vit të ri, por gjithashtu edhe shenjtori që mbron marinarët, pastiçierët, udhëtarët etj.

Noeli është një emër i sofistikuar britanik, i cili përfaqëson krijimtarinë dhe mençurinë.
Një emër që përzgjidhet gjerësisht për fëmijë të lindur gjatë periudhës së Krishtlindjes. Noeli renditet në vendin 383 në Shtetet e Bashkuara, në vendin e 92-të në Gjermani dhe në vendin e 56-të në Suedi. Me origjinë franceze, emri ka edhe pesë variante të përdorimit të tij: Nata, Natal, Natale, Nouel dhe Nouell.

Neva, ky emër është ndjellës dhe magjik, të jep ndjesinë e diçkaje të freskët, të pastër dhe të dëlirë. Mund të jetë një alternativë e mire si emër i dytë, edhe në një gjuhë tjetër si varianti Neva. Ky emër e ka origjinën nga latinishtja “nivis”, që do të thotë borë. Forma të tjera të këtij emri janë Neva, Aneira, Eira, Eirwyn (borë e bardhë), Nevada (mbuluar nga bora), Nevara (bie dëborë) etj.

Duke ndjekur gjurmët e Ela, Gabriela dhe Izabela, Stela është një emër qiellor, por edhe tokësor njëkohësisht. Stela vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të 100 emrave më të përdorur dhe renditet në vendin e 70-të. Yjet janë simbol i Krishtlindjes, pasi ishin pjesë e panoramës natën e lindjes së Krishtit.

Virxhinia Një emër shumë i bukur vendi me rrënjë historike, ndryshe nga emrat e tjerë klasikë për vajza, të cilët kohët e fundit janë lënë pas dore. Nënkupton Virgjëreshën. Virxhinia ka qëndruar në listën e dhjetë emrave më të bukur për 25 vjet me radhë, nga viti 1912 e deri në vitin 1937 duke kulmuar në vendin e gjashtë në vitin 1921, vit kur 19 mijë foshnja u quajtën pikërisht kështu.

Emri Kristian ka qenë pjesë e 25 emrave më të përdorur që nga viti 1996 dhe jo shumë larg emrit të ngjashëm Kristofer, i cili renditet në vendin e 35-të dhe është shumë popullor. Kristian është një emër i përshtatshëm për bebet që lindin në atmosferën e festës së Krishtlindjes.

Eva është emri më i vjetër në Bibël dhe kohët e fundit po rikthehet me shumë stil duke përfaqësuar virtytet e thjeshtësisë dhe fuqisë ndryshe nga emrat e tjerë me një rrokje si Ana. Edhe pse emri Eva ka të ngjashëm emrat Ava, Avery, Evelyn, Evie, ai ruan atë stilin klasik të një emri të të gjitha kohërave.

Gabriel nga emri hebre Gavri’el, që do të thotë “burrë i fortë i Zotit”. Gabrieli ishte një ndër shtatë krye-engjëjt dhe shfaqet si në Dhiatën e Vjetër ashtu edhe në Dhiatën e Re. Ishte engjëlli që shërbente si lajmëtar i lindjes së Jezusit.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë