RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Dështimi i projektit për digjitalizimin në arsim, përplasen Nagavci e Bajrami
🇽🇰 Kosova

​Dështimi i projektit për digjitalizimin në arsim, përplasen Nagavci e Bajrami

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami kanë akuzuar njëra tjetrën për siç u tha dështimin e projektit për digjitalizimin e

nga RTV21 Portal2 korrik 20242 korrik 2024

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami kanë akuzuar njëra tjetrën për siç u tha dështimin e projektit për digjitalizimin e arsimit parauniversitar.

Gjatë shqyrtimit të Raportit të auditimit të performances “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”, në mbledhjen e Komisionit u tha se Kosova paguan kredi mbi 5 milionë euro për projektin për digjitalizimit të arsimit që nuk është funksional.

Ministrja e Arsimit, Nagavci për projektin fantom të zhvilluar 11 vite më parë, më 28 maj të këtij viti, e kanë dorëzuar në Prokurori Speciale të Kosovës, e cila tanimë ka nis hetimet.

“Projekti në fjalë nuk është realizuar dhe nuk janë arrit qëllimet e këtij projekti qoftë për e-Edukimin e as për digjitalizimin për provimin e maturës. Kur kam marrë mandatin, kam kërkuar që ky projekt të auditohet dhe kam kërkuar nga ish-sekretari Agim Bërdyna që të na ofroj të gjithë materialin… Përkundër që kemi bërë përpjekje në Ministri që të gjejmë dokumente, të gjitha ato që kemi arrit t’i sigurojmë i kemi ofruar Zyrës Kombëtarë të Auditimit. Andaj, edhe unë jam pajtuar plotësisht me gjetjet dhe me raportin e dhënë final. Natyrisht me të pranuar raportin, e kemi adresuar më 25 maj saktësisht e kemi dorëzuar në prokurori te organet kompetente në mënyrë që të shqyrtohet. Dhe me aq sa kemi njohuri me një shkresë të cilën e kemi pranuar më 27 qershor 2024, është duke u punuar në këtë drejtim, për shkak se Prokuroria Speciale ka dërguar një kërkesë për grumbullimin e informatave shtesë në lidhje me lëndën e cila po trajtohet edhe sot këtu. Sigurisht se është shqetësuese një lëndë e tillë, dhe gjithë ajo që ne kemi mundur të bëjmë si ministri ka qenë që të auditohet secili detaj dhe e njëjta t’iu adresohet organave kompetente, Prokurorisë në këtë rast”, theksoi ajo.

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për projektin e digjitalizimit. Deputetja e LDK-së, Bajrami duke folur për këtë projekt, ia tha ministres Nagavci: Ju lutemi mos të luajmë ping-pong.

“E kemi verifikuar, sepse na është dashur. Shkollat janë mbyllur. Ministre, e keni drejtorin këtu dhe personin dhe stafin që kam punuar unë. Ju lutemi mos të luajm ping pong.

Nagavci: Pyetja është e thjesht, kur juve iu kanë dorëzuar krendcialet, është verifikuar nga ish-sekretari, a janë funksionale këto sisteme në ASHI, më 2020.

Ministre ajo cfrë ne kemi parë, është që sistemi ka qenë jo funksional. Drejtori Fatmir Elezi ka qenë njëri prej personave që ka refuzuar me nënshkruar një raport të pranim-dorëzimit”.

Deputetja Bajrami duke iu referuar raportit të auditimit rreth tenderit për mësimin online, tha se Ministria e Arsimit nuk ka pas raport të nënshkruar për pranim teknik të softuerëve, në ndërkohë që janë kryer pagesat prej 4.9 milionë e që me kredi i bije 5.6 milionë euro milionë. Sipas saj, personi që ka nënshkruar duhet të jap përgjegjësi.

Megjithatë, ajo shtoi se meqë janë dhënë miliona euro, a janë angazhuar që një sistem të tillë ta bëjnë funksional.

“Cilat janë hapat që keni ndërmarrë gjatë këtyre tri viteve, a ka mundësi që një softuer i tillë të krijohet infrastruktura dhe të futen ato në shfrytëzim apo thjesht do të jetë një sistem që nuk do të shfrytëzohet asnjëherë“, tha ajo.

Kurse, zëvendësministri Taulant Kelmendi tha se edhe për shkak të mungesës së resurseve është jofunksional dhe pagesat për projektin që nuk është askund, do të vazhdojnë të paguhen deri në vitin 20232.

“Duke i ditë edhe zhvillimin e fundit teknologjike dhe hovin e zhvillimit, përditësimeve teknologjike, aludojmë se është jofunksional, e këtë aludim e kemi pas si paratezë kur iu kemi qas sistemit, e kemi ditë që është problem me u funksionalizua“, tha ai.

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mirlinda Sadiku, e cila ka bërë një përmbledhje të raportit të Auditorit, tha se gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë në vlerë prej 4 miion e 931 mijë euro.

Për zhvillimin e këtij projketi, ajo tha se Ministria e Financave ka negociuar marrëveshjen për kredi të butë përmes Bankës austriake ‘Uni credit” dhe Qeverisë Austriake si garantues, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 dhe do të paguhet deri më datë 30 shtator 2032 me një vlerë totale 5 milionë e 637 mijë euro.

Mirëpo, sipas saj, projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e këtij projekti për e-Edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës. Sipas saj, Qeveria e Kosovës për këtë projekt të pafunksionaziuar ka obligime ndaj huamarrësit deri në vitin 2032, që do të paguhen nga buxheti i Kosovës.

“Si të paguhen më shumë se 5 milionë euro, dhe ky proces ka dështuar në të gjitha fazat dhe ka pasur probleme. Si ka mundësi mos me ekzistuar një marrëveshje e tillë? Si ka mundësi mos me qenë funksional. Këto janë taksa të qytetarëve të Kosovës. Çështja tjetër, në të ardhmen e ke paraparë në strategjinë e Arsimit që të bëhet digjitalizimi I shkollave. Ne jemi në vitin 2024 dhe me gjithë këto probleme të trashëguara, çka do të ndodhë me këtë marrëveshje, cilat janë alternativat. Ne nuk mund të mbesim peng si shoqëri dhe mos ta bëjmë digjitalzimin. Çka ka ndodhur me këtë projekt? Sic e pamë në raportin e auditorit, është jo funksional, nuk kemi qasje. Prandaj, për mua është e papranueshme dhe po e them edhe një herë që të shpenzohen këto mjete me marrëveshje ndërkombëtare “Uni Credit”, të hyjmë në borxhe dhe obligime, ndërsa projekti të dështoi. Kjo është e paparnushme. A e keni dëruar lëndën në prokurori?”, theksoi ajo.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë