Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputeti i LVV-së: Për rikthimin e bllokut B2 kemi përgatitur hallvë me ministren Rizvanolli

nga Egzona Mehmeti24 janar 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, sot ka bërë të ditur se ka shkuar për urime tek ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për rikthimin në funksion të Bllokut B.
Madje, ai ka thënë se bashkë me të kanë përgatitur edhe hallvë prej gëzimit.
“Ju po bëni hajgare me bllokun B, por unë kam shkuar për përhajër tek ministrja për bllokun B, hallve kemi përgatitë. Gëzim more është, duhet me kuptu, pasi janë 250 megavat në orë. Nëse e krahasojmë me çmimin që e kemi paguar për import i bie 1.2 milionë euro dita. Duhet me u gëzu për këtë”, ka deklaruar ai.
Basha duke ironizuar me opozitën, ka deklaruar se të kërkosh ide kreative prej tyre është sikur të “lypet sy prej qorrit”.
“Kryeministri tha se unë jam i mirëseardhur për ide kreative, është si me lyp prej qorrit sy. Po e them këtë se s’keni pauzu mjaftueshëm për me pas moral me u ankuar për rrymën. Pse PDK-ja i prinë procesit të privatizimit të KEDS-it”, ka thënë ai.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →