RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?
🇽🇰 Kosova

Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?

Disa presin përfshirje më të madhe të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ekipit të tij në dialogun Kosovë-Serbi, të tjerë vlerësojnë se është ende herët për të thënë se Shtetet e Bashkuara do të

nga Kaltrina Berila2 shkurt 20252 shkurt 2025

Disa presin përfshirje më të madhe të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ekipit të tij në dialogun Kosovë-Serbi, të tjerë vlerësojnë se është ende herët për të thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë qasje të re në dialog.

Rrjedha e dialogut me administratën e re amerikane, mbetet e paqartë.

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë se roli i SHBA-së në dialog do të varet nga marrëdhëniet që krijohen ndërmjet administratës Trump dhe Brukselit zyrtar.

Sipas Canajt, nëse ka interes nga SHBA-ja për përfshirje në dialog, blloku do të detyrohet të shkojë në një vijë me qëndrimin e tyre në këtë proces.

Megjithatë, ai deklaron se kjo do të varet edhe nga ajo se kush do të qeverisë me Kosovën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe si do të jenë raportet zyrtare me SHBA-të.

“Bashkimi Evropian do të detyrohet të shkojë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kabineti i Donald Trump, përkatësisht republikanët, nuk janë ata të cilët funksionojnë si demokratët, ‘tërhiqe dhe mos e këput’, por dinë t’i prenë gjërat shpejtë dhe natyrisht sipas nevojës…Shumë ka rëndësi se kush do të qeverisë me Kosovën. Ka rëndësi se çfarë komunikimi do të ketë mes Kosovës dhe SHBA-së. Nuk e përjashtoj mundësinë që Donald Trump dhe Richard Grenell të thonë se po e vazhdojmë ku e kemi lënë aty në vitin 2019”, thekson ai.

Në anën tjetër, politologu, Seb Bytyqi, se është ende e paqartë sesi do t’i qaset administrata Trump dialogut Kosovë-Serbi.

Ai shton se mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të kyçet direkt në dialog, apo ky proces do të vazhdojë të jetë më duart e BE-së.

“Është ende herët që të flitet për një qasje të re. Duhet të presim që të shohim dëshmi për një qasje të re…Jemi në një periudhë të zgjedhjeve, periudhë tranzitore. Pra deri të përfundojë kjo periudhë nuk mund të ketë ndonjë hap të rëndësishëm në dialog. Prandaj duhet të presim për një kohë për të vërtetuar a ka qasje të re…Edhe në Serbi mund të ketë zgjedhje të reja dhe kjo periudhë tranzitore zgjedhore do të zgjatet edhe më shumë”, thekson ai.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që prej fillimit të këtij procesi më 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 është arritur edhe Marrëveshja Bazike e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, por që deri tani nuk ka zbatim.

Ndërkaq, nën mandatin e parë të administratës Trump, në shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e washingtonit.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë