RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShëndetësi
Çfarë ndodh nëse nuk hani sheqer për 10 ditë
💚 Shëndetësi

Çfarë ndodh nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, kanceri apo obeziteti. Konsumi i sheqe

nga Gentrita Xhemajli9 janar 20259 janar 2025

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, kanceri apo obeziteti.

Konsumi i sheqerit ka pësuar një rritje të ndjeshme, për faktin se një pjesë stërmunduese e ushqimeve të përpunuara janë plot me sheqer.

Ekspertët thonë se për fat të mirë dëmi që shkakton sheqeri në organizëm mund të riparohet.

Njeriu mund të kufizojë përdorimin e sheqerit por duhet ta bëjë këtë dalëngadalë sepse heqja dorë menjëherë prej tij shkakton probleme të tjera.

Sipas ekspertëve, njeriu mund të ketë përmirësime nëse heq dorë nga sheqeri për vetëm 10 ditë.

Përfitimet në organizëm nëse hiqni dorë nga sheqeri në 10 ditë

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka zbuluar se në vetëm 10 ditë në organizëm ndodhin shumë gjëra pozitive.

Niveli i triglicerideve ulet me 33 pikë, ndërsa kolesteroli i keq ulet me pesë pikë.

Në vetëm 10 ditë, rreziku i diabetit të tipit 2 ulet bashkë me tensionin e gjakut.

Kujdes me ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara dhe të paketuara që gjenden në market mund të reklamohen si pa yndyrë, por jo domosdoshmërisht pa sheqer.

Ky truk marketingu fsheh faktin se ndonëse sheqeri nuk ka yndyra, ai depozitohet në organizëm sikur të ish i tillë duke stërmunduar mëlçinë.

Ekspertët thonë se 10% e kalorive të konsumuara çdo ditë duhet të jenë sheqerna shtesë, një sasi që përkthehet në 12 gramë.

Tek ushqimet e përpunuara, sheqeri maskohet me emërtime të ndryshme ndaj kur të lexoni etiketat përpiquni të zbuloni nëse një produkt i caktuar përmban glukozë, fruktozë, shurup misri, sukrozë, maltosë, sheqer panxhari, e të tjerë.

Hiqni dorë nga sheqeri gradualisht

Një nga mënyrat më të mira për të hequr dorë nga sheqeri është të mos blini ushqime të paketuara e të gatshme por të konsumoni më shumë ushqime të freskëta./AgroWeb.org

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

16 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

43 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

48 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë