Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Bislimi në Paris: Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci

nga B G19 tetor 2023
​Bislimi në Paris: Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi kërkoi që procesi i integrimit evropian të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet.

Këto deklarata gjatë qëndrimit në Paris ku u takua me  nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet”, tha Bislimi.

Bislimi me këtë rast shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë, si dhe informoi bashkëbiseduesit e tij mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →