
Bislimi në Gjermani kërkon nga BE-ja trajtim serioz të aplikimit për statusin kandidat
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron për një vizitë në Gjermani, në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titul
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron për një vizitë në Gjermani, në kuadër të ndarjes së çmimeve Ndërkombëtare Charlemagne në Aachen, ku ishte folës në panelin me titull “Më shumë Evropë për një Evropë më të fortë?”.
ZKM njofton se përgjatë adresimit të tij dhe bashkëbisedimit, siç njofton , Bislimi ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian si orientim strategjik ku gëzon edhe mbështetje të gjerë qytetare në këtë proces, ku Kosova ka aplikuar në dhjetorin e vitit 2022 për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Theksoi se vendi ynë meriton që aplikimi të trajtohet në mënyrë serioze dhe në baza meritokracie nga Bashkimi Evropian dhe të ndërmerren hapa konkrete në këtë drejtim, kur tashmë edhe kanë kaluar 9 vite të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.”, citohet të ketë thënë Bislimi.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut






