RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​Bisedimet për Ukrainën, ekipi i Trump do të shkojë në Arabinë Saudite
🌍 Bota

​Bisedimet për Ukrainën, ekipi i Trump do të shkojë në Arabinë Saudite

Zyrtarë të lartë nga administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të fillojnë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite në ditët në vijim, sipas një ligjvënësi am

nga B G15 shkurt 202515 shkurt 2025

Zyrtarë të lartë nga administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump do të fillojnë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite në ditët në vijim, sipas një ligjvënësi amerikan dhe një burimi të njohur me planifikimin.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz dhe emisari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Arabinë Saudite, tha përfaqësuesi i SHBA-së Michael McCaul për mediat britanike.

McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se, për aq sa ai ishte në dijeni, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte ftuar për të marrë pjesë.

Sipas tij, qëllimi i bisedimeve është të organizohet takimi Trump, Putin, Zelensky për të “vendosur përfundimisht paqen dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti”.

Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron të bjerë dakord me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për një strategji të përbashkët përpara çdo takimi midis Trump dhe Putin, dhe se nuk do të pranojë asnjë bisedë paqeje të rënë dakord pa praninë e Kievit.

Negociatat paralele për mineralet kryesore vazhduan të shtunën, me Zelensky që tha se drafti nga Uashingtoni nuk përmbante garancitë e sigurisë që i nevojiteshin Kievit. Tri burime thonë se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar marrjen në pronësi të 50 për qind të mineraleve kryesore të Ukrainës.

Trump tha të enjten në Uashington, se Ukraina do të kishte një vend në tryezë gjatë bisedimeve të paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë