RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bie numri i nxënësve dhe i studentëve
🇽🇰 Kosova

Bie numri i nxënësve dhe i studentëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2025/2026. Numri i përgjithshëm i nxënësve dh

nga B G9 qershor 20269 qershor 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka publikuar Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2025/2026.

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat

Image

Rritje e lehtë e numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2025/2026 ishte 35 948, ku krahasuar me vitin paraprak (2024/2025), që ishte 34 038 fëmijë, kishte një rritje të lehtë të numrit prej 1 910 fëmijë më shumë.

Në sektorin publik në vitin shkollor 2025/2026 ishin 24 422 fëmijë ose 67,9 %, ndërsa në sektorin privat ishin 11 526 fëmijë ose 32,1 %, ndërkaq me vitin paraprak (2024/2025) në sektorin publik ishin 23 349 fëmijë ose 68,6 %, ndërsa në sektorin privat ishin 10 689 fëmijë ose 31,4 %.

Rënie e lehtë e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në vitin shkollor 2025/2026 ishte 198 639, prej tyre në sektorin publik ishin 194 314 ose 97,8 % dhe në sektorin privat 4 325 ose 2,2 %. Ndërkaq, në vitin shkollor 2024/2025 numri i nxënësve ishte 208 515, prej tyre në sektorin publik ishin 199 190 ose 95,5 % dhe në sektorin privat 9 325 ose 4,5 %.

Nga kjo mund të shihet se sektori publik ka një rritje të numrit të përgjithshëm, kurse sektori privat ka një rënie të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me vitin 2024/2025.

Më pak nxënës të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë në vitin 2025/2026 ishte 62 085, prej tyre në sektorin publik ishin 56 892 ose 91,6 % dhe në sektorin privat ishin 5 193 ose 8,4 %. Ndërkaq, në vitin paraprak 2024/2025 ishte 63 551, prej tyre në sektorin publik ishin 58 337 ose 91,8 %, ndërsa në sektorin privat ishin 5 214 ose 8,2 %. Nga kjo mund të shihet se ka rënie të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Kurse te sektori privat ka një rritje të lehtë të numrit të nxënësve.

Rënie e lehtë e numrit të studentëve krahasuar me një vit më parë

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin e lartë në vitin 2025/2026 ishte 64 671, prej tyre në universitetet publike ishin 34 208 studentë ose 52,9 %, ndërsa në kolegjet private ishte 30 463 studentë ose 47,1 %. Krahasuar me vitin paraprak 2024/2025, ka një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve. Pra, në 2024/2025 ishin 64 817 studentë, prej tyre në universitetet publike 36 609 studentë ose 56,5 %, ndërsa në kolegjet private ishte 28 208 studentë ose 43,5 %.

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, 2024/2025

Image

Numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, 2025/2026

Image
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë