
Bie Facebooku, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
Platforma sociale Facebook është duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre. Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi
Platforma sociale Facebook është duke u përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë shumë përdorues pa qasje në llogaritë e tyre.
Versioni për kompjuter i rrjetit social në pronësi të Metas rezulton i padisponueshëm për një numër përdoruesish, të cilëve u shfaqet mesazhi:
“Llogaria përkohësisht e padisponueshme. Llogaria juaj aktualisht nuk është e disponueshme për shkak të një problemi në sistem. Presim që kjo të zgjidhet së shpejti. Ju lutemi provoni përsëri pas disa minutash.”
Ndërkohë, platforma DownDetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve dhe kërkimeve për “Facebook down” pak para orës 09:00.
Deri më tani, kompania Meta nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimit.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






