RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt
🌍 Bota

Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Biden foli nga Zyra Ovale një d

nga B G15 korrik 202415 korrik 2024

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

Biden foli nga Zyra Ovale një ditë pas atentatit kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë rival i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Të shtënat në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani na bëjnë thirrje të gjithëve që të bëjmë një hap prapa”, tha Biden.

“Në Amerikë nuk ka vend për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, theksoi ai.

Biden tha se Partia e tij Demokratike dhe republikanët mund të konkurrojnë fuqishëm mbi vizione të ndryshme politike, por se këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë të qytetëruar.

Në Amerikë, tha ai, “ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”.

Sipas tij, “fuqia për të ndryshuar Amerikën, duhet të qëndrojë gjithmonë në duart e njerëzve, e jo në duart e vrasësve të mundshëm”.

“Urrejtja nuk duhet të ketë një port të sigurt”, tha Biden.

Politika, sipas tij, duhet të jetë “një arenë për debat paqësor”.

“ nuk duhet të jetë kurrë një fushë beteje dhe – Zot na ruaj – një fushë vrasjesh. Pavarësisht se sa të forta janë bindjet tona, ne kurrë nuk duhet të rrëshqasim në dhunë”, sipas presidentit amerikan.

Ai kërkoi nga amerikanët që të mbështesin demokracinë, ku “argumentet bëhen me mirëbesim” dhe ku “respektohet shteti i së drejtës”.

“Një demokraci amerikane, ku mirësjellja, dinjiteti dhe loja e ndershme nuk janë thjesht nocione të çuditshme, por realitete të gjalla. Ua kemi borxh këtë atyre që erdhën para nesh, vetes, fëmijëve tanë dhe nipërve tanë”, tha Biden në fjalimin rreth 6-minutësh.

Kjo ishte hera e tretë që ai e shfrytëzoi Zyrën Ovale për të komentuar çështje me rëndësi të madhe për amerikanët, që kur mori pushtetin në vitin 2021.

Tetorin e kaluar, ai mbajti një fjalim për konfliktet në Gazë dhe në Ukrainë, ndërsa në qershor të vitit 2023 iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.

Këtë herë, adresimi u bë më pak se katër muaj para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Biden nuk i adresoi kritikat e bëra ndaj tij nga disa republikanë, të cilët e akuzuan për përforcim të retorikës përçarëse kundër rivalit të tij, Donald Trump.

Më herët, Trump, i cili u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën, u bëri thirrje amerikanëve që të “qëndrojnë të bashkuar”.

Ai do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila nis të hënën dhe zgjat katër ditë.

Shërbimi Sekret tha se “nuk po parashikon asnjë ndryshim operacional” për sigurinë.

Sulmuesi i dyshuar i Trumpit, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë./REL/

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë