
Besa Famgas në Kroaci në kërkim të suksesit të madh
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, vazhdon këtë fundjavë garimin ndërkombëtar. Besa e Pejës luan me skuadrën kroate, MRK Sesvete, në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Nde
Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, vazhdon këtë fundjavë garimin ndërkombëtar. Besa e Pejës luan me skuadrën kroate, MRK Sesvete, në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Ndeshja e parë luhet të dielën mbrëma në Zagreb (19:00), ndërsa e kthimit një javë më pas në Pejë.
Besa Famgas në raundin e dytë e kaloi Helsinkin e Finlandës, ndërsa synon ta kaloi edhe Sesveten, për suksesin e madh.
Skuadra kosovare ka pasur telashe me lëndime së fundi, por është mobilizuar për të dhënë më të mirën në Kroaci.
Rezultati i favorshëm në ndeshjen e parë do të jepte më shumë gjasa për ndeshjen e kthimit që Besa e luan para tifozëve të saj në Pejë.
Sesvete në raundin e dytë e ka kaluar PAOK-un grek, kurse në Evropë luan për herë të dytë.
Besa është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garë në Evropë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut






