
Besa Famgas, kampione e Kosovës
Hendbollistët e Besa Famgas kanë konfirmuar edhe një herë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll. Sonte Besa është shpallur kampione e këtij edicioni, pasi edhe në ndeshjen e dytë të serisë fin
Hendbollistët e Besa Famgas kanë konfirmuar edhe një herë dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll.
Sonte Besa është shpallur kampione e këtij edicioni, pasi edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit e mposhti Trepçën. Madje, në përballjen e dytë, skuadra pejane ishte bindshëm më e mirë se në ndeshjen e parë, të cilën e fitoi javën e shkuar në Pejë me vetëm tre gola epërsi. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Besa triumfoi me rezultatin bindës 37:30.
Për Besën, ky është titulli i dhjetë rresht.
Në anën tjetër, Trepça e mbyll këtë edicion me triumf në Kupën e Kosovës./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






