RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Berisha tha se u arratis, Veliaj: Po shkoj në SHBA se jam kreybashkiak, jo “non grata”
🗺️ Rajoni

Berisha tha se u arratis, Veliaj: Po shkoj në SHBA se jam kreybashkiak, jo “non grata”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në një dalje për mediet ditën e sotme tha se Veliaj është larguar drejt SHBA-s

nga Kaltrina Berila28 dhjetor 202428 dhjetor 2024

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në një dalje për mediet ditën e sotme tha se Veliaj është larguar drejt SHBA-së për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.

Në reagimin e tij në Facebook, Veliaj i kujton Berishës se është “non grata” nga SHBA, ndërsa ai po udhëton drejt Amerikës në cilësinë e kryetarit të bashkisë për takime që i kishte planifikuar prej kohësh.
Më tej, kryebashkiaku thekson se do të kthehet në Shqipëri pas 2 ditësh.

Erion Veliaj: O Sali, o kërmë, që paske dhënë lajmin se jam arratisur nga Shqipëria, meqë ndonjë nga çimkat e tua më paska parë në avion. Po shkoj në Amerikë, për takime që i kam lënë prej kohësh, se jam kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe nuk jam Non Grata, o fundërrinë e historisë, që u bërë stërgjysh dhe sa më shumë zhubravitesh në atë surratin e lig, aq më shumë qelb Tiranën me gojën tënde.

Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë! Dhe nuk më përkulin mua as letrat anonime, si në kohën e partisë, që të bëri ty persekutorin që je sot e gjithë ditën, as kushdo tjetër që shuan epshet e veta nëpër ekranet dhe rrugët e Tiranës, duke u marrë me familjen time, as fantazitë e sëmura të veshura me kostumet e karnavaleve të kësaj historisë sime në gjykatën e ekraneve dhe rrjeteve sociale.

Do të kthehem për dy ditë, dhe me durimin e paepur në pritje që të më vijë radha mua, se unë nuk jam burrë legen si ti, që kur SPAK-u merret me ty e me hajdutët e farës tënde është SKAPi i partisë, kurse kur merret me mua e me familjen time është SPAK-u i drejtësisë! Unë e di radhën e punëve dhe tani e ka radhën prokurori special të bëjë çfarë të dojë, pastaj vjen radha ime për të thënë çfarë duhet. Ashtu siç e di që unë nuk jam mbështetës i drejtësisë së re që nuk bëj komente rrugëve kur ajo merret me të tjerët dhe pastaj rrugaç si puna jote, që të marr rrugët me akuza e sharje kur merret me mua. Aty rri se edhe ti s’ke nga lëviz, se je pa pashaportë dhe nuk del dot nga Shqipëria, se do të të dal si lugat në shtëpi natën e Vitit të Ri, kur edhe Syri i djalit tënd do jetë te Sheshi Skënderbej, duke transmetuar fishekzjarret e 2025-ës, kur do hash shqelmin më të fortë nga shqiptarët, sa të vijë maji! Pis burrë!

Në një dalje për mediet paraditen e sotme, Berisha tha se Veliaj është larguar drejt SHBA në mënyrë që të mos përballet me drejtësinë. Kryetari i PD pretendon se ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës qëllimisht nuk është vendosur asnjë masë sigurie, në mënyrë që Erion Veliaj të largohej nga vendi.

Sipas Berishës, largimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës i shërben fshehjes së të vërtetës për disa çështje më të bujshme.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë