RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Barcelona s’është e gatshme t’i paguajë De Jong-ut pagat që i detyrohet

Barcelona është e gatshme t’i japë Frenkie de Jong vetëm një pjesë të asaj që i detyrohet aktualisht, me klubin që shpreson se ai do të pranojë të heqë dorë nga pjesa tjetër dhe të transferohet te Man

nga Egzona Mehmeti8 korrik 20228 korrik 2022

Barcelona është e gatshme t’i japë Frenkie de Jong vetëm një pjesë të asaj që i detyrohet aktualisht, me klubin që shpreson se ai do të pranojë të heqë dorë nga pjesa tjetër dhe të transferohet te Manchester United.
De Jong mbetet objektivi numër një i United, ku trajneri Erik Ten Hag e dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit holandez në “Old Trafford”.
Kjo është saga më e gjatë e transferimeve gjatë kësaj vere, deri më tani dhe kthesa e fundit e saj është interesimi i Chelseas, që po tenton të rrëmbejë marrëveshjen e Unitedit.
Pavarësisht të gjitha spekulimeve, Barcelona është ende e bindur se holandezi nuk është në shitje, gjë që duket e pabesueshme duke marrë parasysh çështjet e tyre financiare.
Në fakt, nëse De Jong do të qëndronte në klub, Barcelona i detyrohet atij afro 110 milionë euro gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa rreth 20 milionë euro vetëm këtë vit.
Kjo për shkak të parave që i detyrohen nga bonuset dhe nga pagat e shtyra, kur ai ka rënë dakord për një pagë më të vogël gjatë Covid-19, por klubi nuk është i gatshëm t’i paguajë të gjitha.
Sipas “Football Transfers”, gjiganti katalanas është i gatshëm të dorëzoj vetëm 3.5 milionë euro, kurse i ka kërkuar De Jong të heqë dorë nga pjesa tjetër, në mënyrë që të ndihmojë në kalimin te Unitedi.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë