RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Avokati i Popullit ende s’ka vendosur rreth Ligjit për paga, pranon edhe tri ankesa

Jashari:Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar Edhe pse në Institucionin e Avokatit të Popullit deri më sot janë dërguar 33 ankesa nga subjekte të ndryshme për kundërshtimin e Ligjit të Pagave

nga B.K3 dhjetor 20193 dhjetor 2019

Jashari:Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar

Edhe pse në Institucionin e Avokatit të Popullit deri më sot janë dërguar 33 ankesa nga subjekte të ndryshme për kundërshtimin e Ligjit të Pagave për sektorin publik, Avokati i Popullit ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese.

Ligji për Paga ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor, por Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë për KP se ende janë në shqyrtim të ankesave të reja, të cilat kanë mbërri sot në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Jashari ka bërë të ditur se vetëm sot kanë pranuar tri ankesa të reja, që gjithsej janë 33, teksa tha se janë edhe në shqyrtim të analizës, për të cilën iu nevojitet ende kohë. “Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar, mirëpo ende nuk ka përfunduar komplet analiza për të dhënë një përgjigje definitive dhe përfundimtare. Kështu që duhet ende kohë për të pasur një vlerësim përfundimtar. Edhe sot gjatë ditës kemi pranuar tri ankesa të reja. Fillimisht kemi filluar me dy-tri ankesa. Tash numri total është 33. Jemi në fazën e shqyrtimit edhe të analizës, kështu që na merr pak kohë edhe kjo punë”, ka thënë Jashari.

Avokati i Popullit aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019.

Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij: “Pagë të barabartë për punë të barabartë”.

Ditë më parë, Avokati i Popullit, me kërkesën e tij, është takuar me Sindikatën e Arsimit, Sindikatën e Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky ligj nuk guxon të dërgohet në Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me “kolaps të shtetit”. Në një komunikatë për media, kryetarët e këtyre sindikatave kanë thënë se moshyrja në fuqi e këtij ligji prek 60,000 persona të punësur në sektorin publik.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

13 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

15 orë më parë