RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Avokati: Gucati nuk është kundër drejtësisë, ai ka kundërshtuar drejtësinë selektive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar të dëgjohet deklarata përmbyllëse e mbrojtjes, në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Avokati i këtij të fundit ka deklaruar se is

nga Kaltrina Berila15 mars 202215 mars 2022

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar të dëgjohet deklarata përmbyllëse e mbrojtjes, në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Avokati i këtij të fundit ka deklaruar se ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar vetëm drejtësinë selektive.
Avokati Jonathan Elystan Rees ka thënë se ekzistojnë arsye objektive për të mbështetur qëndrimin e Hysni Gucatit në shqetësimin e tij për gjykatën dhe atë që ai e ka konsideruar drejtësi selektive.
“Zotëri Gucati e ka shprehur shqetësimin e tij për gjykatën dhe në fakt ka arsye objektive për të mbështetur këtë qëndrim ose pikëpamje të tij pavarësisht nga fakti nëse jeni dakord me të apo jo. Siç e kemi parë nga provat, shumë, përfshirë këtu edhe shumë anëtarë të shtypit në Kosovë ndajnë të njëjtën pikëpamje. Zotëri Gucati ka bërë thirrje për drejtësi për të gjithë, jo drejtësi për disa”, ka thënë avokati Rees.
Ai ka paraqitur pjesë nga intervistat që Hysni Gucati i kishte dhënë më parë dhe deklarime të tij në sallën e gjyqit, për çka avokati ka theksuar se qëndrimi i të akuzuarit ishte asnjëherë kundër vendosjes së drejtësisë.
“Zotëri Gucati thotë që ne nuk jemi kundër drejtësisë por jemi kundër drejtësisë selektive, drejtësisë përzgjedhëse, kjo përmbledh në mënyrë të pastër pozicionin e zotëri Gucatit dhe shqetësimit e tij lidhur me këtë gjykim. Mbështetja e tij për drejtësi për të gjithë është një pozitë, është një qëndrim që ai e ka shprehur gjatë periudhës së aktakuzës dhe në fakt edhe para kësaj periudhe”, ka thënë avokati i Gucatit.
Deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Gucatit po dëgjohet pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka përfunduar deklaratën e saj.
Lidhur me këtë, avokati Rees ka deklaruar se si prova mund të vlerësohen vetëm ato prova që janë pranuar gjatë procesit të gjykimit.
“Testi i pikave individuale sa i takon zotëri Gucatit që prokuroria i ka aprovuar përtej dyshimit të arsyeshëm janë të sajuara. Vetëm provat të cilat janë pranuar gjatë procesit të gjykimit mund të konsiderohen dhe mund të vlerësohen, për shembull referenca në dosjen përfundimtare të prokurorisë në paragrafin 267, të një tjetër deklaratë e bërë nga prokurori i specializuar, deklaratë kjo e bërë jashtë gjykatë më 22 shtator 2020, nuk është pranuar si provë dhe kështu që nuk është më vend që ajo të referohet në dosjen përfundimtare të çështjes dhe sigurisht që nuk duhet të merret parasysh nga trupi gjykues”, ka thënë Ress.
Deklaratat përmbyllëse po dëgjohen pasi kanë përfunduar paraqitjet e provave dhe dëshmitarëve nga të dy palët.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./kp

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

3 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

4 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

7 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

8 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

8 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

9 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

4 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

5 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

6 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

7 orë më parë