RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore

Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë raportimit para Komisionit p

nga Kaltrina Berila2 maj 20192 maj 2019

Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, gjatë raportimit para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ka bërë të ditur se asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore dhe se deri më tani vetëm një kërkesë ka pasur për leje mjedisore.

“Gjendja aktuale nuk është e kënaqshme sidomos për hidrocentralet. Asnjë hidrocentral nuk posedon leje mjedisore, dhe për ministrinë nuk janë legale. Gjithashtu dua ta sqaroj, që nuk është ministria jonë e vetme që merret me këtë çështje, është një radhë e procedurave derisa një operator ta merr leje për hidrocentralet. Unë kam kërkuar që të ketë kujdese kur jepen lejet. Për leje mjedisore deri më tani ka aplikuar vetëm një hidrocentral”, tha ai.

Matoshi ka folur edhe rreth vendosjes së laurës në Grykën e Rugovës, e të cilën po e kundërshtojnë banorët.

“Janë tri arsye, të vendosjes së kësaj laure, parandalimi i druve në parqe, me ndërtimet pa leje në parqet nacionale me ndalimin e gjuetisë ilegale që po ndodhin, ka disa specie që janë rrezikuar. Në parqe nuk ka pasur investime më parë, dhe jemi të interesuar që të ndodhë. Nuk ka ndërlidhje me pagesa, nuk do të jenë të obliguar të paguajnë taksë. Ndoshta në të ardhmen, ne që dëshirojmë të shkojmë të vizitojmë, do të mund edhe të paguajmë”, tha Matoshi.

Besa Gaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se me hidrocentralet po bëhet krim i organizuar.

“Ne e kemi një aset siç është qymyri. Por jemi shteti më i mangët me ujë. Në një shtet siç është Kosova me kaq pak ujë, ka krim të organizuar me këto hidrocentrale, dhe më befasuat ministër se si nuk ka asnjë leje mjedisore për hidrocentrale”, tha ajo.

Ministri Matoshi tha se kanë ngritur padi për operatorët e pa pajisur me leje mjedisore.

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

42 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë