RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Arrestohen dy persona, sekuestrohet arsenal armësh, municion, lëndë narkotike

Policia sot ka informuar se në Cërrik, Elbasan janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, lëndë nark

nga Egzona Mehmeti14 tetor 202214 tetor 2022

Policia sot ka informuar se në Cërrik, Elbasan janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, lëndë narkotike kanabis dhe opium.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.
Policia ka informuar se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.
Gjithashtu, siç ka bërë të ditur Policia, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.
“Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultvimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.”, ka informuar Policia.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D./21Media

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

20 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

32 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

59 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë