Arrestime në Belgjikë, Franca me ligj të ri kundër terrorizmit
Masat kundër terrorizmit në Evropë Në kuadër të hetimeve për sulmin e parandaluar me bombë në stacionin qendror të trenit në Bruksel, policia ka ndërmarrë operacione të bastisjeve në kryeqytet, me ç’r
Masat kundër terrorizmit në Evropë
Në kuadër të hetimeve për sulmin e parandaluar me bombë në stacionin qendror të trenit në Bruksel, policia ka ndërmarrë operacione të bastisjeve në kryeqytet, me ç’rast janë arrestuar katër persona.
Siç u theksua në komunikatën e prokurorisë, janë bastisur katër shtëpi në lagje të ndryshme të Brukselit, përfshirë këtu edhe në Molenbek, shkruan rtv21.tv
Policia belge është duke hetuar motivet e sulmuesit të dyshuar vetëvrasës, i cili u vra nga ushtarët që ruajnë stacionin e trenit në Bruksel, e me këtë rast ndodhi shpërthimi, si pasojë e së cilit nuk pati të lënduar. Zyrtarët belgë njoftuan se i dyshuari është me prejardhje nga Maroku dhe se ka qenë ithtar i Shtetit Islamik.
Në Francë, qeveria e re e Presidentit Emanuel Makron do të shpalos ligjin e ri për siguri, i cili parasheh kompetenca më të mëdha për policinë në luftën kundër ekstremizmit.
Qeveria në Paris gjithashtu ka kërkuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 1 nëntor./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






