
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, është deklaruar pas përmbylljes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, në të cilin Lumir Abdixhiku mori mbështetjen për të vazhduar në postin e kryetarit. Zemaj vle
Anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, është deklaruar pas përmbylljes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, në të cilin Lumir Abdixhiku mori mbështetjen për të vazhduar në postin e kryetarit.
Zemaj vlerësoi se i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë demokratike dhe se organizimi procedural ka qenë në nivel.
“Ky ishte një proces demokratik, rezultati është ai që është. Gjithçka në aspektin procedural ishte mirë e organizuar. Sido që të jetë, ky është rezultati dhe e mira është se gjithçka ishte demokratike dhe jemi të bashkuar, kështu siç po na shihni”, deklaroi Zemaj.

Më të fundit
Të gjitha →
Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve






