Anulohet seanca për rastin “Reket”, gjykatësit me kërkesë deri te Janeva
Gjykatësja kërkoi nga Janeva që të caktojë avokat tjetër Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin “Reket”, kjo për arsye se ende nuk janë shëruar avokatët e të akuzuarës Katica Janeva. Në sean
Gjykatësja kërkoi nga Janeva që të caktojë avokat tjetër
Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin “Reket”, kjo për arsye se ende nuk janë shëruar avokatët e të akuzuarës Katica Janeva.
Në seancën e kaluar ky rast ishte anuluar për shkak se avokatët mbrojtës, Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska ishin sëmurë njëkohësisht dhe kanë dorëzuar në gjykatë vërtetim mjekësor, për shkak të problemeve të tyre shëndetësore.
Gjykatësja kërkoi nga Janeva që të caktojë avokat tjetër, ose në të kundërtën do t’i caktohet avokat për kryerje të detyrës zyrtare, për shkak se siç theksoi ajo, anulimi i kësaj lënde është i pa lejueshëm, për faktin se njëri i akuzuar është në paraburgim dhe mund të ndikojë në lëndim të drejtës së tij.
Seanca e radhës për rastin “Reket” është caktuar për më 27 janar 2020, raporton TV21./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






