RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Andonovski paralajmëron “roaming si në shtëpi” mes Maqedonisë dhe BE-së
🗺️ Rajoni

Andonovski paralajmëron “roaming si në shtëpi” mes Maqedonisë dhe BE-së

Në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 (WBDS25), i cili do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup, pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët me thirrje dr

nga Gentrita Xhemajli21 shtator 202521 shtator 2025

Në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 (WBDS25), i cili do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup, pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët me thirrje drejtuar BE-së që të përshpejtohet procesi “roaming si në shtëpi” dhe zero kosto për internet për qytetarët tanë në BE.

Bashkimi Evropian para një muaji publikoi një udhërrëfyes se çfarë duhet të përmbushin shtetet për t’u bërë pjesë e kësaj zone, por nevojitet edhe veprim nga ana e saj.

“Ne detyrimet tona do t’i përfundojmë deri në dhjetor 2025 dhe pres që vitin e ardhshëm të jemi të parët që do ta nënshkruajmë marrëveshjen për roaming pa kosto për qytetarët e Maqedonisë”, tha sot ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski.

Sipas tij, Maqedonia është shumë përpara sa i përket përmbushjes së kushteve.

Ministria e Punëve të Brendshme sot promovoi shërbimin e përmirësuar për lëshimin elektronik të dëshmisë së shtetësisë, e cila është në dispozicion përmes portalit kombëtar për e-shërbime uslugi.gov.mk.

“Kyç ishte ndryshimi i Ligjit për Komunikime Elektronike për të përmbushur rregulloret dhe direktivat kryesore të BE-së, gjë që e bëmë tashmë këtë verë. Mbeten edhe disa aktvendime nënligjore që duhet t’i përfundojmë deri në fund të vitit dhe me këtë do t’i kemi përmbushur kushtet. Jemi në fazë të avancuar, kemi përgatitur Planin tonë të Veprimit dhe mendoj se do të jemi të parët nga rajoni”, theksoi Andonovski në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai sqaroi se, në parim, çdo shtet i Ballkanit Perëndimor është përgjegjës për veten.

“Herën e kaluar, kur u nënshkruan marrëveshjet për roaming në Ballkanin Perëndimor, i nënshkruan të gjitha shtetet njëkohësisht. Këtë herë, duke qenë se lidhet me BE-në, pritet që secili shtet të nënshkruajë veçmas. Plani i BE-së është për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të diskutohet në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor 2025 dhe shpresoj të kemi një përgjigje më konkrete, por detyrimi ynë është të jemi të përgatitur deri në janar”, tha ministri. /TV21

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
LAJMI TJETËR →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

29 min më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

56 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë