
Albina Kelmendi: Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen
Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2023. Pjesë e finales së madhe këtë vit është edhe Shqipëria. Shqipëria, përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Albina pak orë para
Sonte mbahet nata finale e Eurovision 2023. Pjesë e finales së madhe këtë vit është edhe Shqipëria.
Shqipëria, përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.
Albina pak orë para fillimit të finales ka bërë një reagim në rrjete sociale duke kërkuar votat e shqiptarëve.
“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.
Performanca e Albines dhe Familjes Kelmendi në bazë të klikimeve në Youtube është një ndër më të shikuarat. Aktualisht ka arritur 1 milion klikime, derisa shifra milionshe kanë kapur edhe Izraeli, Kroacia, Norvegjia, Suedia, Italia, Çekia.
Albina dhe familje e saj sonte do të përformojnë të dhjetit në radhë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar


