Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Albin Tahiri në top 30-she në sllallom të madh

nga Xh.D13 shkurt 2022

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.
Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.
Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →