Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

nga B.K10 shkurt 2022


Skitari Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore.
Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe poashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Tahirin për renditjen./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →