RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Abdixhiku: 24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës
🇽🇰 Kosova

Abdixhiku: 24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës

Në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri. “24 marsi i vi

nga Gentrita Xhemajli24 mars 202524 mars 2025

Në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri.

“24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri, e po ashtu dhe përfundimin e vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. Kjo datë e intervenimit ushtarak të NATO-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri, i cili hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit.”

Abdixhiku ka shtuar se qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën, që populli e priti me vite.

“Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë, sepse 24 marsi i vitit 1999 është fundament i lirisë, e shtetësisë sonë. Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.”

Abdixhiku ka cituar Rugovën që thoshte: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA”.

“Dhe, përtej intervenimit ushtarak kundër regjimit gjenocidialt ë Serbisë, 24 marsi është datë e lindjes së një aleance të re, e njëlidhje të natyrshme bindjesh dhe jo interesash – aspiratat ndaj të cilës, populli i Kosovë i kishte shprehur, i shprehë dhe do t’i shprehë në vazhdimësi. Në fjalë të Presidentit Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA” ishte më shumë se qëllim; ishte udhërrëfim. Këtë udhërrëfim e ndjekim sot dhe ne. Jemi përjetësisht mirënjohës!”

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

2 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

3 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

55 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

5 orë më parë