
“A do të të dua përsëri, siç të desha dikur?”
Poezi nga Federico Garca Lorca Unë shqiptoj emrin tënd netëve të errëta, kur yjet vijnë të pinë në burimin e hënës, kur degëve të fshehta dremitin gjethnajat. E unë ndihem si një zgavër tingujsh pasio
Poezi nga Federico Garca Lorca
Unë shqiptoj emrin tënd
netëve të errëta,
kur yjet vijnë të pinë
në burimin e hënës,
kur degëve të fshehta
dremitin gjethnajat.
E unë ndihem si një zgavër
tingujsh pasioni dhe muzike.
Sahat i çmendur që këndon
orët e vdekura që kanë ikur.
Unë shqiptoj emrin tënd
këtë natë të errët pus,
dhe emri yt më tingëllon
më i largët se asnjëherë.
Më i largët se të gjithë yjet,
më i përvajshëm se shiu i butë.
A do të të dua përsëri,
siç të desha dikur?
O zemër, sa paske gabuar!
Nëse mjegulla davaritet,
ç’pasion tjetër më pret?
A do të jetë i butë e i kulluar?
Ah, sikur gishtat e mi, o hënë,
të këputnin dot gjethet e tua!
(Përktheu nga spanjishtja Bajram Karabolli)

Më të fundit
Të gjitha →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit



