RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

50 fermerë përfitojnë serra

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratë me 50 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serrë të tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 50 metrave katrorë. Fermerët përfitu

nga Kaltrina Berila8 maj 20208 maj 2020

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka nënshkruar kontratë me 50 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serrë të tipit “Tunel”, me sipërfaqe prej 50 metrave katrorë.

Fermerët përfitues të serrave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serrën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

Me këtë rast kryetari Bahtiri përshëndeti fermerët përfitues të projektit, duke iu dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen. Ai ka shprehur vullnetin e tij dhe të komunës për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë, në mënyrë që të realizohen projekte të tjera të ndryshme, që do të jenë ndihmesë për bujqit e Mitrovicës.

“Unë ju uroj që ju pasi t`i vendosni këto sera, të filloni të punoni në kultivimin e këtyre perimeve dhe të keni përfitim nga puna e juaj. Ne do të vazhdojmë të ju mbështesim juve me shumë projekte tjera edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërsa, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, është shprehur i kënaqur që ecuria e përzgjedhjes se këtyre bujqve përfitues të serave, është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara. Ai tha se ky projekt implementohet me qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese për prodhimin e perimeve.

Po ashtu drejtori Sadiku potencoi se prioritet i tij gjatë udhëheqjes së Drejtorisë së Bujqësisë është realizmi i projekteve për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punës së fermerëve, me theks të veçantë në këtë vit fermerët do të ndihmohen me mekanizëm bujqësor, kredi bujqësore, fidane, bimë mjekësore aromatike, kompensime të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si dhe transportin e qumështit tek zonat e thella rurale.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

4 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

4 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

5 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

5 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

6 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

7 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

8 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

9 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

9 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

10 orë më parë