RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
10 qershori, dita kur historia shqiptare mori drejtim
🇽🇰 Kosova

10 qershori, dita kur historia shqiptare mori drejtim

Lidhja Shqiptare e Prizren lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën për ekzistencë dhe dinjitet. Kështu u tha në manifestimin e organizuar nëkompleksin e Lidhjes

nga B G10 qershor 202510 qershor 2025

Lidhja Shqiptare e Prizren lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën për ekzistencë dhe dinjitet.

Kështu u tha në manifestimin e organizuar nëkompleksin e Lidhjes në Prizren, me rastin e147 vjetorit të themelimit të kësaj lidhje.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ecin këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se sot nuk po kujtojnë vetëm një datë por edhe një betim në këtë qytet.

“Ata nuk kishin as mbështetje ndërkombëtare, as resurse modern, por kishin një gjë që vlen më shumë se gjithçka, ndërgjegjen kombëtare dhe guximin për të vepruar. Lidhja e Prizrenit nuk ishte vetëm një realizim politik, ishte zgjim i identitetit tonë, projekti i parë strategjik për bashkimin e shqiptarëve, një ngjarje që i parapriu dhe frymëzoi pavarësinë, lirinë dhe vet ekzistencën tonë si popull në këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se në kontestin e jashtëm Lidhja e Prizrenit ishte ndërgjegjësimi i plotë mbi natyrën e plotë mbi natyrën e projekteve politike shoviniste të vendeve fqinje, si dhe epokën që po hapej në ndryshimin e përbërjes së fuqive të mëdha.

“Te Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjejmë edhe shpirtin kryengritës në mes peticionesh protestash por edhe vullnetarizmin luftarak e ushtarak për mbrojtjen e trevave shqiptare nga ushtritë fqinje. Te lidha shqiptare e Prizrenit e gjejmë edhe aftësinë e kapacitetin e shqiptarë ve për të vetëqeverisur e vetëvendosur por edhe aftësinë e tyre politike për t’u pozicionuar ndaj zhvillimeve politike ndërkombëtare të kohës“, tha Kurti.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se 10 qershor 1878 ishte, është dhe do të mbetet themeli politik e shpirtëror i bashkimit kombëtar dhe dita kur fillojë lëvizja për pavarësi kombëtare.

“Shkëndija e kësaj dite ndezi pishtarin e lirisë por trashëgimia e saj e jetojnë sot në çdo përpjekje për zhvillim, mirëqenie, bashkim shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve kudo që ata janë dhe jetojnë. Ajo lindi si nevojë jetike për të mbrojtur trojet tona, identitetin dhe të drejtën tonë për ekzistencë dhe dinjitet…historia është frymarrja jonë, është gjaku që kemi në vena. Lidhja e Prizrenit është pjesë e trupit tonë, e kësaj zemre që rreth në çdo shqiptar të ndershëm, pjesë e identiteti jonë kombëtar nuk është vetëm një fjalë, vetëm një kujtim por ai është një amanet…..sot detyra jonë është ta qojmë më tej këtë amanet sepse ne nuk harrojmë historinë“, tha ai.

Ndërkohë, para të pranishmëve profesor, doktor Selim Bezera lexoi një kumtesë shkencore për lidhjen.

Përndryshe, sot mbushen 147 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15-të.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar./kp

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
LAJMI TJETËR →
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Lexo edhe

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

1 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

2 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

3 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

58 min më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

5 orë më parë