Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zyrtari amerikan vjen sot në Kosovë , takohet me Osmanin

nga B G20 mars 2024
Zyrtari amerikan vjen sot në Kosovë , takohet me Osmanin

Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson sot vjen në Kosovë.

Ai  të martën u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Robinson do të qëndrojë në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, sikur në Tiranë. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →