RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zvogëlohen pritjet për patentë shofer

Për të iu nënshtruar testeve për t’u pajisur me patentë shofer, kandidatët po presin 3 deri 4 javë, kështu i kanë thënë portalit rtv21.tv nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastru

nga Kaltrina Berila23 dhjetor 202123 dhjetor 2021

Për të iu nënshtruar testeve për t’u pajisur me patentë shofer, kandidatët po presin 3 deri 4 javë, kështu i kanë thënë portalit rtv21.tv nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Kjo dallon prej njësive por afërsisht 3 javë pjesa teorike dhe afër 4 javë pjesa praktike”, ka deklaruar udhëheqësi i Divizonit për Patentë Shofer në kuadër të Ministrisë, Burim Deliu.
Ai për rtv21.tv ka thënë se në regjionin e Prishtinës pritjet janë pak më të gjata, megjithatë ai nuk ka saktësuar sa është kjo pritje. “Në regjionin e Prishtinës pritjet janë pak më të gjata si njësi më e madhe”, ka thënë Deliu.
I pyetur se sa është numri i qytetarëve që po presin të pajisen me patentë shofer? Deli deklaroi: Nuk kemi numër të sakt , por të gjithë kandidatët të cilët e kryejnë aftësimin në tërsi në auto shkollë, pastaj paraqiten në njësit përkatëse të regjioneve për patentë shofer.
Ndërkohë, një qytetare nga Prishtina ka thënë për rtv21 se kishte pritur dy muaj e gjysmë për të iu nënshtruar provimit me shkrim. Ajo ka thënë se më 4 tetor e kishte paraqitur provimin, ndërsa më 21 dhjetor i është nështruar testit. Ky nuk ishte rasti i vetëm, ankesa të qytetarëve ka pasur edhe më herët. Pritjet për t’iu nënshtruar provimit teorik, e posaçërisht atij praktik, patën zgjatur me muaj.
Nga janari-nëntor të vitit 2021, gjithsej janë 64 mijë e 881 kandidatë që janë testuar, ka deklaruar për rtv21.tv në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, udhëheqësi i Divizonit për Patentë Shofer, Burim Deliu.
E mosha mesatare e kandidatëve që kanë aplikuar gjatë këtij viti për patentë shofer është 20-24 vjeç. Ndërsa, burrat janë ata të cilët sivjet kanë qenë më shumë të interesuar të pajisen me lejen për vozitje. 54% e kandidatëve ishin burra, ndërsa 46% gra./21Media

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
LAJMI TJETËR →
CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë