Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale
Një zjarr ka përfshier në një magazinë riciklimi mbetjesh spitalore në fshatin Arbanë në Shqipëri.
Raportohet se zjarri masiv ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit dhe me angazhimin e gjithë mjeteve zjarrfikëse të Tiranes u vu nën kontroll pas 2 orësh.
Nga zjarri nuk ka asnjë të lënduar, por pati dëme të shumta materiale. Ndërkohë ekspertët po punojnë për identifikimin e shkakut.









