Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

nga B.K10 mars 2022


Një përmbledhje të zhvillimeve të fundit nga Ukraina.
Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillojnë bisedime paqeje në Antalia të Turqisë gjatë ditës së sotme.
Zëvendëspresidentja e SHBA -së Kamala Harris ndodhet në Poloni, një ditë pasi administrata e saj refuzoi propozimin e vendit për të transferuar flotën e saj të avionëve në SHBA dhe jo drejtpërdrejt në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Mbretëria e Bashkuar thotë se Moskës i është dashur të dërgojë trupa të rekrutuar në Ukrainë pavarësisht garancive të presidentit rus Vladimir Putin, edhe këtë javë, se kjo nuk do të ndodhte.
Katër persona thuhet se u vranë – nga të cilët dy fëmijë – pasi një ndërtesë banimi afër qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar dhe mund të përdorë sulme me armë kimike kundër civilëve në ditët në vijim.
Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se nga 5,000 deri në 6,000 trupa ruse kanë vdekur deri më tani në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se bombardimi i Rusisë ndaj një spitali në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili shkatërroi repartet e maternitetit dhe fëmijëve – është një krim lufte.
Më shumë kompani private po zotohen t’i japin fund biznesit në Rusi, ndërsa izolimi ekonomik i vendit vazhdon.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →